Nuk i mbijetoi plagëve, ndërron jetë i aksidentuari në autostradën “Arbën Xhaferi”

10:07 | 22 Maj 2019

Në vendin tonë është rritur shumë numri i aksidenteve.

Dje në autostradën ‘Arben Xhaferi” ndodhi një aksident i rëndë mes dy veturave dhe një kamionete.

Nga ky aksident, janë lënduar katër persona, ku njëri nga të lënduarit nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të marra duke ndërruar jetë në QKUK.

“Është raportuar për një aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamionetë me targa vendore. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar dhe tre persona tjerë meshkuj K/Shqiptarë.

Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, mirëpo pas pak njëri nga të lënduarit ka ndërruar jetë”, thuhet në raportin e Policisë. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

Ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Komento: