Nuk i mbijetoi plagëve nga sulmi ajror, vdes ish-ministri i Jashtëm iranian, Kamal Kharazi

08:40 | 10 Prill 2026
nuk-i-mbijetoi-plageve-nga-sulmi-ajror,-vdes-ish-ministri-i-jashtem-iranian,-kamal-kharazi

Ish-Ministri i Jashtëm i Iranit, Kamal Kharrazi ka vdekur pas plagëve të marra në një sulm në fillim të këtij muaji.

Kharrazi ishte i njohur në atmosferën politike të Iranit si një politikan reformist, kreu i Këshillit Strategjik për Marrëdhëniet me Jashtë të Iranit dhe këshilltar i Udhëheqësit të ndjerë Suprem të Iranit, Ali Khamenei.

Ai shërbeu si ministër i jashtëm i Iranit nga viti 1997 deri në vitin 2005, shkruan BBC,.

Më 1 prill se Kamal Kharrazi ishte “plagosur rëndë dhe ishte shtruar në spital” pas një sulmi që, sipas raportit, vrau gruan e tij. Jamaran kishte raportuar se shtëpia e Kharrazi-t në Teheran ishte shënjestër.

Komento: