Nuk i ndali as vendimi për mbyllje, qytetarë të shumtë kaluan të dielën në Prevallë

23:04 | 08 Nëntor 2020

Qytetarë të shumtë kaluan të dielën në Prevallë

Ndonëse në qytet nuk gjetën shërbimin e duhur në kafene e restorante, shumë banorë të komunës së Prizrenit dhe rrethinave e kaluan fundjavën në Prevallë.

Në këtë vend turistik malor nuk punoi asnjë biznes ndonëse numri i vizitorëve ishte si asnjëherë më përpara. Bizneset kërkojnë që institucionet të gjejnë zgjidhje pasi një situatë e tillë po i çon drejt mbylljes së veprimtarisë së tyre.

Banorët e Prizrenit me rrethinë nuk i rezistuan dot mbylljes gjatë këtij vikendi. Koha e mirë i joshi ata të ngjiten në Prevallë, për të kaluar disa orë të së dielës.

Komento: