Nuk i njihni, por këta janë zv/ministrat që po i kushtojnë buxhetit mbi 1 milion euro në vit – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk i njihni, por këta janë zv/ministrat që po i kushtojnë buxhetit mbi 1 milion euro në vit

15:54 | 07 Shkurt 2019

Qeveria e Kosovës është karakterizuar me numrin e madh të zëvëndësministrave.

Numri i zëvendësministrave të Kosovës ka qenë një prej temave më të diskutueshme në Kosovë, kjo edhe për faktin se Ramush Haradinaj në të kaluarën kishte kritikuar numrin e lartë të qeveritarëve, madje premtonte edhe reduktim të numrit të ministrive.

Mirëpo, sapo erdhi në karrigen e kryeministrit, ai veproi krejtësisht ndryshe. Kosova u bë kampione veçanërisht me numrin e zv/ministrave.

Nga 21 ministri që janë funksionale në Qeverinë e Kosovës, nga buxheti i Kosovës paguhen 77 zëvendësministra. Shumica nga këto ministri kanë hiç më pak se nga 6 zëvendësministra!

Veç për pagat e tyre në muaj ndahen 88 mijë euro, e që sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, brenda vitit 1 milion euro ndahen veç për pagën bazë, pa llogaritur shpenzimet e tyre ekstra, si udhëtimet jashtë vendit, darka e dreka të takimeve zyrtare, asistentët e shoferët e tyre etj…,

Ndërsa me ligjin e ri për pagat që u miratua javën e kaluar, zëvendësministrave u jepet e drejta që të marrin pagë deri në gjashtë muaj pas përfundimit të mandatit të tyre. Për gjashtë muaj pagesë, buxhetit të Kosovës do t’i kushton 500 mijë euro.

Këto të dhëna për KosovaPost janë konfirmuar edhe nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.

“Paga e një zëvendësministri është 1.150 euro dhe se në bazë të Rregullorës Nr.02/2011 Ministri mund të emërojë deri në 6 kshilltarë poltikë. Ndërsa numri i përgjithshëm i zëvendësministrave është 77.”, kanë thënë për KosovaPost nga Zyra e Kryeministrit.

Por, sa është i arsyeshëm ky numër i zëvendësministrave duke llogaritur buxhetin e Kosovës?

Ministria e Inovacioni, Ministria e Integrimeve Evropiane dhe ajo e Punëve të Jashtme ka vetëm një zëvendësministër. Ndërsa ajo që ka thyer rekordin është Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë që ka të punsuar 6 zëvendësministra

Për ata që shumë pak i njohin, Kosova Post, ju sjell listen e plotë të çdo zëvendësministri nga çdo ministri përkatëse, që gjenden në faqën zyrtare të Qeverisë.

Për shumicën prej tyre ka gjasa që të lexoni për herë të parë!

Ministria e Zhvillimit Rajonal

1.Zv/Makbule Shkodra

2.Zv/Esat Raci

Ministria e Administratës Publike

3.Zv/Hajredin Hyseni

4.Zv/Sami Hajdaraj

5.Zv/Bujar Nerjovaj

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural

6.Zv/Mevludin Krasniqi

7.Zv/Vesel Krasniqi

8.Zv/Shukri Maxhuni

9.Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal

10.Zv/Bashkim Krasniqi

11.Zv/Beqir Fejzullahu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë

12.Zv/Gjergj Beka

13.Zv/Bashkim Musliu

14.Zv/Aleksander Spasic

15.Zv/Kurtan Kajtazi

16.Zv/Besim Demi

Ministria e Zhvillimit Ekonomik

17.Zv/Gani Koci

18.Zv/Xhavit Zariqi

19.Zv/Usmen Baldzi

20.Zv/Hamza Balje

21.Zv/Sami Zeka

Ministria e Punëve të Brendshme

22.Zv/ Milan Radojevic

23.Zv/Abdulselami Shkodra

24.Zv/Izmi Zeka

25.Zv/Isa Xhemajlaj

Ministria i Tregtisë dhe Industrisë

26.Zv/FadilArifi

27.Zv/ Bekim Jupa

27.Zv/Arbëreshë Krasniqi

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë

29.Zv/Heset Sahiti

30.Zv/Muhamet Kelmendi

31.Zv/Artan Berisha

32.Zv/Arbër Geci

33.Zv/Azem Guri

34.Zv/Bajrush Sezairi

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

35.Zv/ Çerkin Dukolli

36.Zv/Vesel Makolli

37.Zv/Besart Jashari

38.Zv/Abdyl Ymeri

39.Zv/Milosh Peroviq

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë

40.Zv/Bujar Cakolli

Ministria e Drejtësisë

41.Zv/Fadil Nuraj

42.Zv/Naim Qelaj

42.Zv/Vesna Mikic

Ministria e Integrimeve Evropiane

44.Zv/ Lirak Çelaj

Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit

45.Zv/Bubuqe Bakija-Deva

46.Zv/Leonora Morina-Bunjaku

47.Zv/Resul Makreshi

48.Zv/Rexhep Mazreku

Ministria e Financave

49.Zv/Mustafa Grainca

50.Zv/ Fatmir Gashi

51.Zv/Bojan Stojanovic-me dilema

52.Zv/Hyzer Gashi

Ministria i Shëndetësisë

53.Zv/Ali Berisha

54.Zv/Rrustem Musa

55.Zv/Granit Abdullahu

56.Zv/Agim Çaka

Ministri i Infrastrukturës dhe Transportit

57.Zv/Rexhep Kadriu

58.Zv/Idriz Selimaj

59.Zv/Fehmi Mujota

Ministria e Mbrojtjes

60.Zv/Burim Ramadani

61.Zv/Agim Çeku

Ministria e Diasporës dhe Investimeve Strategjike

62.Zv/Faruk Nura

63.Zv/Cerim Bajrami

64.Zv/Arian Daci-ish

65.Zv/Afrim Bekteshi

66.Zv/Isni Kilaj

Ministria për komunitete dhe kthim

67.Zv/Milazim Gashi

68.Zv/Naser Meta

69.Zv/Qazim Rahmani

70.Zv/Florent Hoxha

Ministria e Punëve të Jashtme

71.Zv/Rejhan Vuniqi

Ndryshe, Republika e Kosovës nga pesë zëvendëskryeministra që ka aktualishtë, tre prej tyre janë drejtues të tre ministrive. Dardan Gashi Ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, Dalibor Jevetic, ministër për Kthim dhe Komunitete dhe Behxhet Pacolli ministër i Punëve të Jashtme. Dy zëvendëskryeministrat e tjerë janë, Fatmir Limaj (drejtues i ekipit negociator Kosovë-Serbi) dhe Enver Hoxhaj (ish-Ministër i Punëve të Jashtme).

Komento: