Nuk i pëlqeu ajo çka i tha gazetari, Dembele tregohet ‘i pamëshirshëm’ me deklaratën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nuk i pëlqeu ajo çka i tha gazetari, Dembele tregohet ‘i pamëshirshëm’ me deklaratën

20:56 | 15 Mars 2019

Ousmane Dembele është futbollisti i Barcelonës dhe që së fundi duket se ka pasur një ‘përplasje’ me një gazetar.

Dembeles i ishte thënë se do të humbiste dy ndeshjet e çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.

Gjithashtu, gazetari e akuzoi atë se ka pushuar nga puna kuzhinierin i cili i kishte dhënë atij një dietë të balancuar, dy muaj më parë.

Por, reagimi i anësorit francez ishte mjaft i ashpër dhe i pamëshirshëm.

“Ti nuk di asgjë në fund të fundit” i ka thënë Dembele gazetarit në fjalë, transmeton lajmi.net.

Dembele ka qenë cak i shumë kritikave që nga fillimi i sezonit, kur shfaqej në stërvitje me vonesa. Ai gjithashtu kritikohej për sjelljet jo të mira jashtë fushës.

Por, francezi së fundmi ka treguar disa paraqitje shumë të mira dhe ka rifituar një vend në formacionin e katalanëve.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!