Nuk i përballoi goditjet, momenti kur kundërshtari i Florian Markut dorëzoi meçin

23:52 | 20 Shkurt 2021

Ky është momenti kur kundërshtari i Florian Markut dorëzoi meçin.

Florian Marku ka dalë triumfues nga dueli i tij me Rylan Charlton.

Florian Marku ka arritur të fitojë duelin ndaj Rylan Charlton në kuadër të “Weltherweight”, transmeton lajmi.net.

Dueli ishte i barazpeshuar, ku në fakt Charlton u duk tejet i rrezikshem duke nokautuar Markun në raundin e gjashtë. Marku vazhdoi me planin e tij dhe u kundërpërgjigj.

Kundërpërgjigja e shqiptarit erdhi në raundin e tetë pas një kombinimi fantastik ku Charlton nuk mundi të përballojë më ndeshjen, kështu që ekipi i tij hodhi peshkirin në ring si shenjë e dorëzimit.

Kjo është fitorja e tetë e Markut në karrierën e tij profesionale në boks.

Këtu mund të shihni momentin kur Charlton dorëzon ndeshjen ndaj Markut.

Komento: