Nuk i shpëton koronavirusit as njeriu më i shpejtë në botë

18:00 | 24 August 2020

As njeriu më i shpejtë në botë s’i shpëton koronavirusit.

Usain Bolt është testuar pozitiv me Koronavirus vetëm disa ditë pasi festoi 34-vjetorin e lindjes me shumë miq të tij (emra të rëndësishëm), ndër të cilët ishte edhe futbollisti i Manchester City-t, Raheem Sterling.

“Nationëide90fm”, një radio në Xhamajkë, raportoi se sprinteri më i madh i të gjitha kohërave ka marrë virusin dhe do të kalojë në izolim derisa testi t’i dalë negativ.

I njëjti burim thotë se 34-vjeçari e kishte bërë tamponin disa ditë më parë dhe se përgjigjen e mori të dielën.

Ishulli i Karaibeve ka pasur gjithsej 1 413 raste me Koronavirusit dhe 16 vdekje në total.

Të shtunën, kryeministri Andreë Holness paralajmëroi një rritje të rasteve poztive dhe u bëri thirrje banorëve që të jenë vigjilentë për të parandaluar përhapjen.

“Ka nevojë për vetëdije … për përgjegjësi personale nga secili qytetar,” tha ai.

Komento: