Nuk ia del as Partizani, eleminohet nga Liga e Kampionëve

21:15 | 17 Korrik 2019

Është eliminuar edhe Partizani nga Liga e Kampionëve.

Asnjë skuadër shqiptare nuk do të luaj në rundin e dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Pas eliminimit të Shkëndijës dhe Feronikelit sot është eliminuar edhe Partizani.

Skuadra nga Tirana u mposht me rezultat 2-0 nga skuadra azere, Qarabag.

Pas rezultatit 0-0 në ndeshjen e parë, shqiptarët ishin me shpresë se mund të kualifikoheshin në rundin tjetër pavarësisht se kanë pasur një kundërshtar të fortë dhe me përvoj.

Partizani garat do t’i vazhdoj në rundin e tretë kualifikues të Europa League.

Komento: