Nuk ia doli në Evropë, Ajax shpallet kampion në Holandë

22:18 | 15 Maj 2019

Skuadra e Ajaxit është shpalluar kampion në Holandë.

Skuadra nga Amsterdami përfundoi në vendin e parë në Eredevise me 86 pikë, tri pikë më shumë se PSV.

Në ndeshjen e fundit, katër herë kampionët e Evropës mposhtën Graafschapin me rezultat 1-4.

Ajax depërtoi deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ku u eliminua nga Tottenham vetëm në sekondat e fundit.

Komento: