“Nuk jam futur të prish marrëdhënien me Mirin”/ Gimbo bisedon me Selin, banorja: Kam një intuitë…

21:56 | 29 Janar 2026
“nuk-jam-futur-te-prish-marredhenien-me-mirin”/-gimbo-bisedon-me-selin,-banorja:-kam-nje-intuite…

Mbrëmjen e djeshme, në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Gimbo dhe Selin kanë patur një bisedë të gjatë me njëri-tjetrin.

Gjatë diskutimit, Gimbo i ka thënë Selin se afrimi i tij nuk ka qëllim të prishë raportin që ajo ka krijuar me Mirin, e cila ka nisur që nga dita e parë e tyre në shtëpi.

Ndërkohë, Selin u shpreh se ajo me Gimbon nuk kanë bërë kurrë biseda për lojë. Gjithashtu, ajo shtoi se nuk është ndjerë në siklet, pasi e gjithë shtëpia e ngacmon për Gimbon, për shkak se po rrinë shumë afër njëri-tjetrit.

Pjesë nga biseda:

Gimbo: Desha të bëj një muhabet edhe me ty. Nëse ti mendon që unë i jam futur kësaj pune me të prishur ty me Mirin.

Selin: Kam një vigjilencë, një telepati, është dhuratë nga Zoti, nuk është se e kam vetëm unë dhe ta bërtas ‘unë e kam’. Kam një instikt që më funksionon shumë mirë. Unë rrezikun e ndiej. Nëse nuk është një gjë e sinqertë, unë nuk jam budallaqe, kupton? Ndoshta nuk jam kaq e zgjuar dhe po ja fus kot, por mendoj që përgjithësisht më ka dalë kështu që jam. Nuk e di se kujt i thashë që unë me Gimbon nuk kam bërë një bisedë loje. Kur jam unë dhe ti.

Gimbo: Kur jemi të gjithë, ne kurrë se hapim një muhabet të tillë. E nëse do kisha hapur ashtu muhabeti, do kishe dyshime

Selin: A jam ndjerë në siklet se e thonë shpesh në shtëpi se ti me Gimbon, po i rri afër. Unë ndihem keq se kam ardhur nga dita një këtu dhe ti tani. Ndoshta kjo gjëja mund të të marrë për mirë, ndoshta për keq, puna jote, nuk dua të ndikoj.

comment

Komento: