Ja pse duhet ta merrni me shumicë vitaminën D.
Vitamina D, e njohur ndryshe edhe si “vitamina e diellit”, nuk ndihmon vetëm kundër koronavirusit, por ka një fushë shumë më të gjerë veprimi dhe dobie në organizmin tonë.
Muajt e fundit ajo është futur edhe në listën e protokollit të medikamenteve dhe vitaminave që individët duhet të marrin nëse preken por edhe jo, nga koronavirusi.
Megjithatë, vitamina D, e njohur ndryshe edhe si “vitamina e diellit”, nuk ndihmon vetëm kundër koronavirusit, por ka një fushë shumë më të gjerë veprimi dhe dobie në organizmin tonë.
Një studim i fundit ka zbuluar se, njerëzit që e kanë këtë vitaminë në trup, janë më pak të rrezikuar apo predispozuar për t’u prekur nga kanceri.
Studimi i kryer nga Universiteti i Harvardit zbulon se, njerëzit që e marrin këtë vitaminë përditë, kanë 17% më pak shanse që të zhvillojnë kancer në fazë të avancuar.
Dhe ata që janë në peshë normale mund të përfitojnë më shumë, me rrezikun që ulet deri në 38%.
Vitamina D njihet se rregullon kalciumin dhe fosfatin në trup. Por vitet e fundit është provuar se kjo vitaminë, të cilën e thithim nga rrezet e diellit, mund të ndihmojë në forcimin e sistemit imunitar.
Ajo ndikon edhe në ciklin e jetës dhe në rritjen e disa qelizave të caktuara