Nuk ka barna në QKUK për trajtimin pacientëve të prekur nga kanceri

19:49 | 15 August 2019

QKUK nuk ka barna për trajtimin e kancerit.

Ka më shumë se një javë që pacientët e prekur nga kanceri nuk po arrijnë të marrin disa lloje të kimioterapisë në Klinikën e Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pacientët e Onkologjisë nuk kanë arritur t’i marrin barnat që jepen për kancerin në prostatë, kancerin e gjirit dhe atë të kockave, përkundër faktit se gjenden në listën esenciale të barnave.

Pacientët, prapa kamerës thonë se vetëm tani, ditët e fundit, familjarët e tyre kanë arritur të marrin kimioterapinë.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë pranon se në javën e fundit furnizimi me disa lloje të kimioterapisë, nuk ka qenë i plotë.

Derisa thotë se janë operatorët ekonomikë, ata të cilët po krijojnë vonesa në liferim.

Deri në këtë periudhë të vitit, sipas të dhënave të Klinikës së Onkologjisë, janë paraqitur 750 raste të reja të sëmundjeve malinje, që tregojnë një rritje prej 3% krahasuar me shifrat e vitit të kaluar.

Komento: