
Ende nuk është arritur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së.
Ligjëruesi i Universitetit të Prishtinës, Rrahman Paqarizi ka thënë se nuk ka harmonizim në mes të Lëvizjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, andaj edhe nuk po arritët koalicioni.
“Harmonizimi i programeve ka ndodhur për ngut. Kanë thënë se kemi bë një punë të madhe duke hartuar një program tridhjete faqesh. Sikur të ishte bë një program i mirë, nuk do të kishte probleme kush do ta merrte ministrinë e brendshme”, ka është shprehur Paqarizi.
“Nuk ka pasur harmonizim qysh po pretendojnë këta”.
Tutje, ai thotë se votuesit e VV’së do të dëshpërohen pavarësisht nëse do të ketë apo jo qeverisje.
“Një masë e konsiderueshme që kanë votuar për VV’në janë një moshë e re dhe ata do të dëshpërohen pavarësisht nëse do të ketë apo nuk do të ketë qeverisje”, shtoi Paqarizi.