“Nuk ka kështu, qëndroi vetëm 10 sekonda”, Konjufca kërkon që deputetes së AAK-së t’i hiqet mëditja

16:41 | 08 Mars 2023

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca pak para përfundimit të seancës së sotme ka kërkuar që deputetes së AAK-së t’i hiqet meditja për sot.

Krejt kjo pasi deputetja Albena Reshitaj, sipas Konjufcës u shfaq në Kuvendin e Kosovës vetëm 10 sekonda, aq sa nënshkroi dhe u largua.

Kryeparlamentari kërkoi nga administrata që t’i hiqej meditja, ndërsa shtoi se kështu nuk funksionon më.

“I propozoj administratës që deputetes Albena Reshitaj të mos i takoj sot asnjë mëditje sepse hyri në seancë qëndroi vetëm 10 sekonda doli dhe e vendosi nënshkrimin nuk ka më kështu”, tha Konjufca.

Komento: