Nuk ka kuorum për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

20:38 | 14 Gusht 2020

Ka dështuar votimi i Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Vetëm 43 deputetë kanë marrë pjesë në votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.

Kështu, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Kujtim Shala tha se ky proces është i pavlefshëm, dhe se do të votohet prapë, pas marrëveshjeve ndërkombëtare të cilat janë duke u votuar.

“Në këtë proces votimi kanë marrë pjesë 43 deputetë. Ky proces nuk është i vlefshëm”, tha ai.

Komento: