Futbollisti, Milot Rashica po kalon në një formë të jashtëzakonshme.
Werder Bremeni ka arritur të kalojë në epërsi me rezultat 1:0 në ndeshjen kundër Bayen Munchen, që po zhvillohet për momentin në stadiumin Allianz Arena, në kuadër të ndeshjes së 15-të të Bundesligës.
Në minutën e 25-të të ndeshjes, Milot Rashica e mposhti portierin Manuel Neuer me një supergol, duke e kaluar Bremenin në epërsi.