“Nuk ka më dialog për interesat e Serbisë” – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

“Nuk ka më dialog për interesat e Serbisë”

13:13 | 27 Janar 2019

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdon të jetë temë shumë e diskutuar në vend dhe jo vetëm.

Shefi i stafit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifi, ka paralajmëruar se dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë siç ishte për nëntë vjet radhazi. Arifi thotë se për afro një dekadë dialogu ishte vetëm në shërbim të Serbisë.

Ai ka cituar një deklaratë të Aleksander Vucicit dhënë për një medium serb, se dialogu e ka forcu shtetin serb dhe me bisedime kanë blerë kohë.

“Një dialog çfarë ka pas Kosova nuk duhet të ketë më kurrë. Dialogu në 9 vitet e fundit ishte dialog në shërbim të interesave të Serbisë. Këtë e konfirmon edhe presidenti Serb Vuçiç në intervistën dhënë revistës serbe Danas më 26/01/2019 citoj:

““Dialogu e ka përforcu pozicionin e Serbisë , me bisedime kemi ble kohë dhe jemi rikthyer në lojë” . Vuqiq, Danas 27/01/2019”, ka shkruar Arifi, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe ai ka thënë se Qeveria aktuale dhe delegacioni shtetëror nuk do të jenë më në funksion të një dialogu të tillë.

Së fundmi në krye të ekipit negociator të Kosovës për bisedime me Serbinë është Fatmir Limaj dhe Shpend Ahmeti. Në dialog nuk janë përfshirë dy partitë më të mëdha opozitare LDK-ja dhe VV-ja.

Takimi i radhës në Bruksel i palës kosovare me Federica Mogherini pritet të mbahet ditën e martë.

Komento: