Nuk ka paga për grevistët, Murati: Janë procesuar vetëm për ata që kanë punuar me orar të plotë

18:16 | 30 September 2022

Sot Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje.

Ministri i Financave, Hekuran Murati, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, i ka prezantuar pikat e pakos për përballjen me inflacionin.

Murati ka thënë se pagat e sektorit publik janë procesuar për ata që kanë punuar me orar të plotë. Teksa, ka treguar se 50 euro e zotuara nuk do të dalin bashkë me pagën në muajin shtator për shkak se tashmë janë procesuar pagat dhe kjo do të ndodhë në formë retroaktive në muajin tetor.

“Punonjësit e sektorit publik që kanë punuar me orar të plotë gjatë muajit dhe që marrin pagën bazë primare deri në 1 mijë euro e që kualifikohen për përfitim mbështeten me shtesën prej 50 euro nga muaji shtator deri në fund të vitit. Me qenë se vendimi po merret tani dhe pagat tashmë janë procesuar, shtesa për shtator do të aplikohet bashkë me shtesën e muajit tetor”, ka deklaruar ai.

Komento: