Nuk ka qetësi për këtë vend, shënohen mbi 16,000 raste të reja të koronavirusit

11:58 | 01 June 2020

Po vazhdojnë të konfirmohen raste të reja me koronavirus.

Janë shënuar mbi 16,000 raste të reja në Brazil.

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Brazil janë regjistruar 16,409 raste të reja të koronavirusit.

Kështu, shifra e përgjithshme e të infektuarve shkoi në 514,849 persona.

Pas numrit të ri të infektimeve, vendi më i madh i Amerikës Jugore mbetet në vendin e dytë në botë për më së shumti të prekur, pas Shteteve të Bashkuara, shkruan “The Guardian”.

Sa i përket numrit të të vdekurve, Brazili një ditë më parë ia zuri vendin e katërt Francës pasi shifra e viktimave shkoi në 29,314, bazuar në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë.

Pavarësisht situatës shqetësuese, presidenti Jair Bolsonaro vazhdimisht e ka nënvlerësuar rrezikun dhe ka bërë thirrje për largimin e masave kufizuese.

Ai personalisht i ka shkelur rregullat e izolimit.
Të dielën, presidenti mori pjesë në një tubim ku bëhej thirrje që të mbyllet Gjykata Supreme shkaku i hapjes së hetimeve kundër tij.

Komento: