Një fëmijë ka humbur jetën pasi është prekur me virusin e njohur me emrin COVID-19.
Koronavirusi ka marrë jetën e një fëmije nën moshën 18- vjeçare në Amerikë.
Kjo është humbja e parë në Amerikë e një fëmije nën 18- vjeç, mosha e të cili saktësisht nuk bëhet me dije, në mesin e viktimave të koronavirusit.
“Vdekja shërbeu si një kujtesë se COVID-19 nuk merr jetë sipas moshës”- tha Dr. Barbara Ferrer, drejtoreshë e Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut L.A.