“Nuk kalohet dimri me batanije”, ish-deputetja e LDK-së ishte pjesë e protestës

18:19 | 29 Janar 2022

Sot ka pasur një protestë në Prishtinë.

Ish-deputetja nga radhët e LDK-së, Saranda Musliu ka marrë pjesë në protestën e organizuar nga PSD kundër shtrenjtimit të rrymës.

Musliu ka thënë se do të proteston fuqishëm kundër rritjes së çmimit të rrymës. Ajo tutje ka thënë se më shumë se kurrë qytetarët kanë nevojë për dorën e shtetit.

“Si qytetare e këti vendi protesoj fuqishëm për rritjen e çmimit të energjisë elektrike. Qytetari më shumë se kurrë ka nevojë për dorën e shtetit dhe lehtësimin e ekzistencës në këtë kohë të vështirë të papërballueshme… #Absolutisht nuk përballohet, ta kalohet dimëri duke u ngroh me Batanije. #me popull edhe me rrymë nuk luhet se djegesh”, ka shkruar ajo.

Përveç Musliut, sot në protestë kanë marrë pjesë edhe dy zyrtarë të PDK-së dhe deputeti Pal Lekaj.

Komento: