Nuk kalon në komision projektligji për pensionimin e parakohshëm në polici

12:20 | 13 Dhjetor 2022

Në Komisionin Parlamentar për Siguri nuk ka kaluar Projektligji për Pensionet e Zyrtarëve Policorë dhe Inspektoratin Policor të Kosovës.

Këtë e ka thënë kryetari i këtij komisioni, Bekë Berisha, duke shprehur kritikë.

“Nuk mbahet shteti kështu! Sot, u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për Pensionet e Zyrtarëve Policorë të Policisë së Kosovës dhe Punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore”, ka shkruar Berisha, transmeton KlanKosova.

“Edhe kësaj here shumica e pushtetit nuk e përkrahu këtë projektligj në komision. Për keqardhje kjo qasje e Qeverisë ndaj shtetit!”.

Projektligji që nuk ka kaluar lidhet me pensionin e parakohshëm në të dy institucionet.

Komento: