Nuk kanë fund kritikat për portierin e Manchester United: Largojeni sa nuk është bërë vonë

22:40 | 28 July 2020

Portieri i skuadrës së Manchester Unitedit po përballet me kritika të shumta.

Nuk kanë fund kritikat për portierin e Manchester United, David De Gea, me legjendën e klubit Roy Keane që u ka kërkuar drejtuesve ta shesin spanjollin.

Legjenda e “Djajve të kuq”, Roy Keane, ka sulmuar portierin spanjoll dhe mendon se drejtuesit duhet ta heqin qafe me patjetër.

“De Gea? Nuk më pëlqen shumë. Bën shumë gabime, disa prej tyre i kushtojnë pikë të rëndësishme Manchester United. Ky është mendimi im personal. Nëse Manchester United do të luftojë për Premier League, duhet të ndryshojë patjetër portier. I duhet një portier më i mirë”, tha Keane.

“United ka nevojë për një ndryshim, e kanë bërë në të kaluarën, pse mos ta bëjnë tani. Për të fituar, Liverpooli ka ndryshuar dhe ka marrë një portier më të fortë, si Alisson. Ku është problemi? De Gea nuk po luan mirë. Bën shumë gabime dhe duhet të largohet. Ka shumë portierë më të mirë në qarkullim”, u shpreh Keane.

Komento: