Nuk kanë të ndalur problemet për Neymar – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet
Lajmet e fundit
0 °C

Nuk kanë të ndalur problemet për Neymar

22:02 | 17 Qershor 2019

Nuk kanë të sosur telashet për sulmuesin brazilian Neymar, i cili po përballet me akuzat për keqpërdorim nga modelja braziliane Najila Trinidade Fernandes, ndërsa u dëmtua në një sfidë miqësore dhe humbi mundësinë e pjesëmarrjes në Copa America.

Së fundi, sipas raportimeve të mediave braziliane, sulmuesit të Paris Saint Germain i janë sekuestruar 36 pasuri të paluajtshme.

Neymar po akuzohet se ka bërë evazion fiskal dhe se duhet të paguajë në llogaritë e shtetit në Brazil, plot 16 milionë euro.

Pronat janë kryesisht apartamente në zonat më të frekuentuara të Brazilit, por edhe dy vila me nga 3000 metra katrorë secila, ndërsa kanë qenë të regjistruara në emrin e Neymar, familjarëve dhe rrethit të tij shoqëror.

Komento:

VËREJTJE: ORAinfo mban të drejtën e përzgjedhjes së komenteve që do të publikohen. Komentet që përmbajnë gjuhë të urrejtjes, përmbajnë sharje dhe lëndime, si dhe komentet që nuk ndërlidhen me artikullin në të cilin komentoni, nuk i publikojmë.

Ju faleminderit!