Nuk kanë të ndalur problemet shëndetësore për Merkel, gati sa nuk rrëzohet

10:32 | 07 December 2019

Merkel humb ekuilibrin, sa nuk rrëzohet në Aushvic.

Vizita e saj e parë në ish-kampin gjerman të përqendrimit Aushvic-Birkenau ishte për Kancelaren Merkel padyshim gjithçka tjetër, por jo e lehtë.

Angela Merkel bëri vizitën e saj të parë zyrtare në Aushvic-Birkenau të premten (06.12.2019) pas 14 vjetësh si kancelare e Gjermanisë. Atë e shoqëroi kryeministri i Polonisë, Mateusz Morawiecki si dhe ish të burgosur dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme hebreje.

Kancelarja gjermane teksa kryente homazhe për herë të parë në kampin e përqendrimit në Aushvic, ka humbur ekuilibrin dhe ka rrezikuar të rrëzohej.

Siç shihet në pamjet e “Daily Mail” në ndihmë i kanë ardhur menjëherë zyrtarë të tjerë. Kujtojmë se në disa dalje publike Merkel nuk është ndjerë mirë, pasi është parë teksa dridhej.

Komento: