
Sot, rreth orës 11:00, Policia është njoftuar se në lagjen “Tuneli i Parë” në Mitrovicë, një person që jetonte i vetëm në banesë, nuk kishte dal nga banesa për tri ditë dhe dera ishte e mbyllur.
Policia ka dal menjëherë në vendngjarje bashkë me zjarrfikësit dhe një ekip mjekësor.
Sipas Policisë së Kosovës, pasi është hapur dera me forcë është gjetur një person i moshës 54 vjeçare, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku.
Në lidhje me rastin ёshtё njoftuar prokurori dhe me urdhrin e tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore-Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë.