“Nuk largohem nga Milani edhe pikë!” – tifozët Rossonerë në ‘qiellin e shtatë’

18:20 | 17 Shtator 2021

Fikayo Tomori u bë përfundimisht i Milanit në verë dhe tashmë duket sikur ka shumë vite aty. Ish-mbrojtësi i Chelseas foli për rikthim të mundshëm në Londër, por e refuzoi si mundësi sepse e do klubin e tij të ri.

“Rikthimi te Chelsea? Tani ndihem mirë në Milano, e dua Milanin, nuk largohem. Chelsea ka qenë pjesë e rëndësishme e jetës sime për 15 vite dhe kam arritur t’i realizoj ëndrrat e mia duke luajtur në të gjitha kompeticionet”.

Tani jam shumë i lumtur në Milano dhe unë jam i kënaqur me atë që po bëjmë. Tani kemi edhe Champions League më në fund dhe ndoshta mund ta fitojmë, siç bëri Chelsea”, u shpreh Tomori.

Komento: