Nuk morën vota të mjaftushme, mbesin jashtë kuvendit Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi

19:06 | 05 November 2019

Nuk do të jenë më pjesë të Kuvendit.

Dy nga kandidatët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Sami Kurteshi dhe Ali Lajçi, nuk kanë arritur që të marrin votat e mjaftueshme që të vazhdojnë si deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Edhe pse në legjislaturën e fundit të dy ishin deputetë të Kuvendit, votuesit duket se kanë vendosur për kandidatë tjerë që t’i zëvendësojnë ata.

Ali Lajçi ka marrë 3.603 vota dhe është kandidati i 73’të më i votuar ndërsa menjëherë pas tij është Sami Kurteshi i cili ka marrë 3.523 vota gjithsej.

Komento: