Nuk mbaron ankthi, Shqipëria goditet nga dy tërmete tjera në orët e para të mëngjesit

09:06 | 30 November 2019

Shqipëria nuk gjen qetësi.

Edhe dy tërmete të tjera e kanë goditur Shqipërinë sot në orët e para të mëngjesit.

Derisa kanë përfunduar operacionet e kërkim-shpëtimit nën rrënoja në Durrës e Thumanë, gjendja në zonat e prekura nga tërmeti vazhdon të jetë e keqe.

Qytetarët e prekur nga tërmeti kanë vazhduar të akomodohen në hotele dhe të largohen nga tendat ku moti i keq ua kishte bërë edhe më të vështirë.

Numri i viktimave të tërmetit ka shkuar në 50 ndërsa të lënduar kanë mbetur mbi 2 mijë e dhjetra ndërtesa janë rrënuar tërësisht, disa të pabanueshme e disa të tjera pjesërisht të dëmtuara, shkruan lajmi.net.

3.0 dhe 3.3 shkallë të rihterit ishin tërmetet që kanë goditur sot Shqipërinë nga të cilët janë prekur Tirana, Durrësi, Lezha e Shëngjini.

Komento: