Punësimet partiake nuk kanë të ndaluar. AAK dhe Nisma janë dy partitë me të kritikuara në këtë mandat qeverisë për punnësimet të anëtarësisë së tyre.
Por as këto punësimet nuk po e kënaqin deputetin e AAK-së, Shkumbin Demaliajn.
Ai i ka përsëritur deklaratat e tij lidhur me punësimet e njerëzve të partisë së tij.
Demaliaj nuk është tërhequr nga deklarata e tij se “do t’i punësonte të gjithë njerëzit e AAK-së”.
Madje, ai sot gjatë mbledhjes së Komisionit Parlamentar për Legjislacion ka thënë se po të mundte, do t’i punësonte vetëm votuesit e AAK-së.
“Asnjë njeri përpos Aleancës nuk kisha pas qef me pa në punë në Kosovë, pse unë më ndihmu tjetër këndë që ma ka kundërshtu programin e Aleancës, unë I jap përparësi njerëzve të Aleancës”, ka thënë Demaliaj.
Derisa partia e kryeministrit Haradinaj po kritikohet për punësime enorme të njerëzve të saj, Demaliaj pati thënë se do të punësonte të gjithë ata që kanë lidhje me AAK-në.