
Një tërmet është regjistruar të ketë ndodhur mbrëmë Maqedoni të Veriut me mgnitudë prej 4. Shkallëve, ku sipas informatave të para epiqendra ka qenë Prizreni duke u ndier më shumë në pjesën perëndimore të Maqedonisë të Veriut.
Këtë termet duket se e ka ndjerë edhe Bujar Osmani ish-ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, i cili me profesion është kirurg.
‘’Nuk më kishte ndodhur deri më sot që tërmeti të më gjente në operacion. Vite trajnimi të mësojnë të mbetesh i përqëndruar edhe kur instinkti të thotë ndryshe’’, ka shkruar ai.