“Nuk më lejohet me fol”, Elijona thyen heshtjen dhe ngrit pikëpyetje

17:25 | 04 Shtator 2026

Ish-finalistja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka ndarë disa fjalë me ndjekësit e saj në grupin e fansave, duke reflektuar mbi periudhën e fundit dhe vështirësitë me të cilat është përballur.

Në një komunikim me fansat, Elijona ka treguar se muajt e fundit nuk kanë qenë aspak të lehtë për të.

Ajo ka lënë të kuptohet se gjatë kësaj periudhe ka pasur shumë gjëra personale për të përballuar dhe se, për një kohë, ka zgjedhur të mos flasë shumë për atë që po kalonte.

Kjo vjen në një kohë kur së fundmi janë përfolur edhe lajme për një krizë në marrëdhënien e saj me Klodin, megjithëse Elijona nuk ka dhënë detaje të drejtpërdrejta rreth raportit të tyre.

Ajo ka treguar gjithashtu se është përballur me komente që e kanë lënduar, veçanërisht për pamjen, punën dhe interesimin e saj, por ka theksuar se tashmë po përpiqet ta shohë gjithçka më pozitivisht dhe të fokusohet te vetja.

Elijona ka folur edhe për eksperiencën e saj në Big Brother, duke u shprehur mirënjohëse për mbështetjen që ka marrë nga fansat dhe duke treguar se pjesëmarrja në këtë format ishte një prej synimeve që kishte arritur.

Në fund, ajo ka lënë të kuptohet se jo çdo gjë në jetë shkon sipas planeve dhe se ndonjëherë ndryshimet ndodhin për një arsye që mund të kuptohet vetëm më vonë.

Ajo e ka mbyllur mesazhin me një qasje pozitive, duke u lënë fansave të kuptojnë se pavarësisht gjithçkaje, po vazhdon përpara.

Komento: