Nuk mjafton goli i Rashicës, Kosova ndahet me barazim nga Mali i Zi

22:45 | 07 Qershor 2019

Ka përfunduar në paqe takimi mes Malit të Zi dhe Kosovës.

Kosova është ndalur me barazim 1:1 nga Mali i Zi në ndeshjen e rrethit të tretë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian 2020, pasi dështoi t’i konkretizojë rastet e shumta në një takim që u zhvillua pa shikues në stadiumin e qytetit në Podgoricë.

Verdhekaltrit e patën epërsinë minimale falë një goli nga Milot Rashica, por nuk mundi ta ruajë atë pasi vendasit e barazuar rezultatin kur Stefan Mugosa realizoi me kokë njëzet minuta para fundit, raporton Gazeta Express.

Komento: