“Nuk mund ta normalizoni dhu*nën ndaj grave”-Tek objekti i televizionit Klan Kosova hidhet tym i zi

10:38 | 05 Nëntor 2024
“nuk-mund-ta-normalizoni-dhu*nen-ndaj-grave”-tek-objekti-i-televizionit-klan-kosova-hidhet-tym-i-zi

Në oborrin e objektit të televizionit Klan Kosova është hedhur tym i zi.

Pak minuta më parë organizata për mbrojtën e të drejtave të grave “QIKA” ka njoftuar se në oborrin e Klanit është hedhur tym.

Në pamjet e bëra publike shihet saktësisht situata e krijuar tashmë tek objekti ku edhe ndodhet “Big Brother VIP Kosova”, ku mbrëmë si banor i ri i asaj shtëpie u bë Atilla Kardesh, i njohur për ushtrim të dhunës fizike ndaj ish-bashkëshortes, banores tjetër të BBVK, Drenusha Latifi.

“Nuk mund të normalizoni dhunën ndaj grave”, thuhet në postim./Lajmi.net

Komento: