
Ish-deputeti i LDK-së, Ermal Sadiku ka njoftuar se ka vendosur të mos aplikojë për pagën kalimtare që u takon deputetëve deri në konstituimin e ri të Kuvendit, ndonëse sipas tij ligjërisht do të mund ta përfitonte një shumë prej rreth 7–8 mijë eurosh.
Ai ka thënë se për veten nuk e konsideron morale marrjen e këtyre parave.
Postimi:
Sa për informim, deputetëve u takon një pagë “kalimtare” deri në konstituimin e ri.
Ligjërisht, kjo pagë mund të më takojë edhe mua. Janë rreth 7000 – 8000 euro në pytje minimalisht.
Sot vendosa të mos aplikoj për të. Mendoj që për mua nuk është e moralshme sepse kam mundësi të mbijetoj edhe në mënyra të tjera.
Po më kujtohet që këto para shpesh përfundojnë te tenderët njëburimorë, te Vuk Hamoviqët e rrymës dhe te hajnitë tjera të instaluara nga Vetëvendosje, por prapë s’po muj me marrë pare prej shtetit tim pa punu.
(Mendova edhe ti marr dhe ti jap në ndonjë organizatë bamirësie)
Në anën tjetër, mendoj që është krejtësisht morale për deputetët që kanë aplikuar për këtë pagë dhe që realisht nuk kanë të ardhura të tjera.