Nuk mund t’i mbaj lotët Merkel, kjo është arsyeja

19:22 | 27 Shtator 2021

Merkel nuk mund t’i mbaj lotët pas humbjes së CDU.

Angela Merkel, u shfaq e emocionuar pas largimit të saj nga politika, ndërsa CDU humbi zgjedhjet në Gjermani.

As maska anti-COVID, nuk mund t’i fshihte lotët që po rridhnin në faqet e saja, një shenjë lamtumire nga politika, nga e cila do të tërhiqet në dhjetor të këtij viti.

Ish-kancelarja, ka qëndruar në krye të partisë konservative për 16 vjet, por duket se gjermanët zgjodhën kundërshtarët më të fuqishëm të saj, social-demokrat.

Në zgjedhjet që u zhvilluan ditën e djeshme, fituese ka dalë partia Social-demokrate, e cila tashmë pritet të udhëheq vendin në vitet e ardhshme.

Komento: