Nuk mund t’i ndal lotët Iliri, kjo është arsyeja

16:37 | 05 Shkurt 2022

Iliri shpërthen në lot derisa dëgjon këngën e vajzës së tij.

Ilir Shaqiri është finalisti i parë i këtij formati të BBV.

Balerini shqiptar është pëlqyer shumë për karakterin e tij që ka treguar përgjatë këtyre ditëve qëndrimi në shtëpi dhe vazhdon ta bëjë akoma deri në natën finale, shkruan lajmi.net.

Edhe Iliri si shumica e banorëve tjerë ka folur shumë për familjen e tij, veçanërisht për vajzën e tij e cila javë më parë edhe e kishte surprizuar.

Por jo vetëm. Derisa sot po qëndronte në oborrin e shtëpisë produksioni i ka lëshuar këngën e vajzës së tij të cilën e ka realizuar ajo para pandemisë.

Kjo surprizë e bukur e emocionoi aq shumë saqë nuk u përmbajt dhe shpërtheu në lot.

Ndryshe takimi i Ilirit që pati javë më parë me vajzën e tij u komentua shumë pas puthjes që shkëmbeu me atë duke u kritikuar mjaft shumë nga opinioni publik.

Komento: