Nuk ndalen largimet te Interi, tani lamtumirën ua dha edhe një person i rëndësishëm

21:05 | 20 Gusht 2021

Tjetër largim nga kampionët, Interi ndahet me një legjendë të klubit.

Tjetër largim tek Interi. Pas Antonio Contes, Achraf Hakimit dhe Romelu Lukakut, sot ka marrë fund aventura me kampionët e Italisë edhe për Gabriele Orialin, i cili mbante detyrën e menaxherit teknik të skuadrës zikaltër prej vitit 2014.

68-vjeçari italian, i cili luajti për 13 sezone si futbollist me Interin (1970-1983), ishte ndihmës i Jose Mourinhos në sezonin e tripletës së famshme në vitin 2010. Gjatë viteve 1999-2010 punoi si drejtor i klubit nga Milano.

“FC Internazionale njofton se, nga sot, Gabriele Oriali është liruar nga pozita e Menaxherit Teknik të Ekipit të Parë. Klubi falënderon Menaxherin për punën e bërë dhe i uron suksese në detyrat e ardhshme profesionale“, lexohet në komunikatën e Interit.

Komento: