Nuk ndalen problemet për Rangnick, ylli i skuadrës mungon ndaj Tottenham

12:37 | 12 Mars 2022

Probleme për Rangnick.

Manchester United do të jetë pa portierin David de Gea për ndeshjen e rëndësishme në Premierligë kundër Tottenham.

Spanjolli është rikthyer në formë këtë sezon dhe paraqitjet kanë luajtur një rol kyç në shtytjen e ekipit për një vend të katërt të parë, transmeton lajmi.net.

De Gea, megjithatë, sipas ‘MEN’, do të jetë i padisponueshëm këtë mbrëmje për shkak të sëmundjes dhe Dean Henderson do të zëvendësojë.

Henderson doli si një rival i madh për vendin titullar sezonin e kaluar, por është bërë gjithnjë e më i frustruar nga mungesa e mundësive këtë sezon dhe nuk është paraqitur në Premierligë që nga maji i kaluar.

25-vjeçarit do t’i jepet një mundësi e rrallë këtë mbrëmje me United që kërkon të rikthehet nga humbja poshtëruese 4-1 në derbin fundjavën e kaluar në “Etihad Stadium”.

Ralf Rangnick, ndërkohë, nuk po harxhon energji duke u shqetësuar për itinerarin e udhëtimit të Cristiano Ronaldos apo të ardhmen afatgjatë të Marcus Rashford, pasi trajneri i përkohshëm fokusohet në një përplasje të domosdoshme kundër Spurs.

Fokusi i menjëhershëm i Rangnick është në një ndeshje të Premierligës që pranon se Unitedi në vendin e pestë ‘duhet të fitojë’ duke qenë se Arsenali në vendin e katërt nuk është vetëm një pikë më mirë, por gjithashtu ka edhe tre ndeshje më pak.

Komento: