
Nuk ndalet ministri i jashtëm serb, Ivica Daçiq.
Ai pretendon se edhe pesë shtete të tjera do të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës deri në fund të vitit.
Një gjë e tillë sipas Daçiq do të ndodh pas takimeve që kanë pasur në Neë York përgjatë organizimit në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
“Presidenti dhe unë kemi pasur takime me më shumë se 92 shtete dhe më shumë se 20 organizata ndërkombëtare e rajonale, mesatarisht 25-30 takime në ditë”, tha Daçiq.
Kreu i diplomacisë serbe ka përmendur takimet me Trumpin, Macronin, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov. Gjithashtu edhe takimet me Përfaqësuesin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mattheë Palmer, dhe zyrtarin e lartë amerikan, Philip Reeker.
“Një prej synimeve tona ishte që të flisnim me shtetet edhe për njohjen e Kosovës, që të rimendojnë vendimet e tyre. Unë mund të them se deri në fund të vitit se paku pesë shtete do të suspendojnë njohjen për Kosovën”, ka thënë Daciq.
Sipas tij këto shtete kanë thënë se “do të respektojnë integritetin territorial të Serbisë”.