Nuk ndalet Halil Kastrati, investon në Spitalin e Prizrenit

14:37 | 26 July 2019

Nuk kanë të ndalur humanizmi nga ana e Halil Kastratit.

Shoqata “Jetimat e Ballkanit” që vepron qe 10 vjet, bëri edhe një investim të madh në Komunën e Prizrenit.

“Jetimat e Ballkanit” kësaj here investuan mbi 60 mijë euro në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit.

Këtë e bëri të ditur humanisti, Halil Kastrati në “Facebook”.

“Pas takimeve mes përgjegjësve të shoqatës dhe drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm të Prizrenit Prof.Dr.Afrim Avdaj u vendos që Jetimat e Ballkanit të investojnë në renovimin e një hapësire mbi 350 metra katrorë në një nga repartet e spitalit e cila pjesë do të shfrytëzohet si shërbim i veçantë, i pari në nivel të Kosovës, si Spital ditor për pacientët e regjionit të Prizrenit”, ka shkruar Kastrati.

Ai bëri të ditur se përveç Spitalit shoqata do të investojë edhe në një fontanë në oborrin e spitalit ku do të jetë në shfrytëzim për ujë të pijshëm për pacientë, personel dhe vizitorë.

“Këtë investim e kemi parë si ndihmë urgjente që t’u dilet në ndihmë pacientëve në nevojë. E gjithë kjo falë jush donatorë të nderuar të nderuar”, ka shkruar tutje ai.

Komento: