Nuk ndalet Halil Kastrati, premton ndërtimin e 25 shtëpive në këtë Komunë – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Nuk ndalet Halil Kastrati, premton ndërtimin e 25 shtëpive në këtë Komunë

11:43 | 01 Shkurt 2019

Vitin e kaluar mbi 100 familje i ka bërë me shtëpi e banesa. Ndërsa këtë vit ka premtuar se rreth 400 shtëpi do të nderohen nga shoqata ‘Jetimet e Ballkanit’.

Humanisti Halil Kastrati ka njoftuar se ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me komunën e Vushtrrisë për ndërtimin e 25 shtëpive. Arritjen e kësaj marrëveshje e ka cilësuar lajm të madh.

Postimi i plotë i Kastratit:

Edhe një lajm i madh

25 shtëpi në komunën e Vushtrrisë

Nënshkruhet memorandum bashkepunimi ne mes te Shoqates sonë dhe komunës së Vushtrrisë për ndërtimin e 22 shtëpive ku per secilen shtëpi komuna e Vushtrrisë do të participon me shumën prej 5,000 euro.

Dy shtepi do te jenë shtesë nga donatoret e Shoqates sonë.

Kesaj miresie ju bashkangjit edhe Firma “FITIMI” me pronar Halil Jonuzi nga Vushtrria (Halil Jonuzi eshte perfaqesuesi i jonë per Vushtrri) i cili do ta nderton komplet me financat e tij nje shtepi.

Gjithësej 25 shtëpi ne komunën e Vushtrrisë.

Shqiptar e bamirësa, Zoti kurr mos ju humbtë.

Komento: