Nuk ndalet kriza, lufta mund të shkaktojë rritje të çmimit të ushqimeve deri në 20%

14:13 | 11 March 2022

Lufta mund të shkaktojë rritje të çmimit të ushqimeve deri në 20%

Çmimet ndërkombëtare të ushqimeve mund të rriten nga 8% në 20% si rezultat i konfliktit në Ukrainë, sipas një deklaratë të agjencisë së ushqimit të OKB-së, shkruan BBC

Në një vlerësim paraprak mbi pushtimin rus të Ukrainës, Organizata e Ushqimit dhe Bujqësisë tha se Ukraina nuk do të mund të prodhojë për shkak të luftës. 20-30% e drithërave të zakonshme të dimrit, misrit dhe farave të lulediellit në Ukrainë nuk do të mund të mbillen.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit, ndërsa Ukraina është e pesta. Së bashku, ato sigurojnë 19% të furnizimit botëror të elbit, 14% të grurit dhe 4% të misrit, duke përbërë më shumë se një të tretën e eksporteve globale të drithërave.

Gjithashtu 12 milionë njerëz mund të vuajnë nga kequshqyerja në 2022-2033.

Komento: