Nuk ndalet kryeministri, e rrit numrin e ‘armatës’ së këshilltarëve

10:39 | 07 Maj 2019

Pas disa muajsh pauzë, Ramush Haradinaj emëron edhe një këshilltar kosovar.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka treguar sot se ka emëruar Naim Malokun si Këshilltar Politik të tij.

Haradinaj përpos që ka emëruar si Këshilltar Politik, Naim Malokun, në shenjë mirënjohje ky i fundit ka dhuruar edhe Medaljen Gjergj Kastriot-Skënderbeu.

“Kënaqësi ta prisja këtë mëngjes veprimtarin e hershëm të çështjës shqiptare, eprorin e UÇK-së dhe bashkëpunëtorin tim të afërt. Naim Maloku një jetë ishte në shërbim të Kosovës. Në shenjë mirënjohje i kam dhuruar Medaljen e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe poashtu pata nderin ta emëroj Këshilltar Politik”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ish-oficer i lartë i UÇK’së, tashmë ekspert i çështjeve ushtarake, Naim Maloku kishte braktisur AAK’në në vitin 2011 për të vazhduar jetën e tij private larg politikës, mirëpo ai duket se është rikthyer për të filluar përsëri atë që dikur e bënte së bashku me kryetarin e tij të partisë, Ramush Haradinaj.

Maloku po ashtu ishte edhe nënkryetari i Kuvendit të Kosovës dhe deputet, po ashtu ai kishte vlerësuar se kryeministri Ramush Haradinaj do të sjellë model të ri të punës në Qeverinë e re.

Komento: