
AC Milan ka vazhduar me përforcimin e skuadrës.
Skuadra italiane ka shtuar në radhët e veta edhe dy futbollistë kualitativ.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Milan zyrtarisht ka nënshkruarë me mefushorin Yacine Adli nga Bordeaux.

Adli do të qëndrojë në Francë si i huazuar edhe për një sezon dhe do të bashkohet me ‘Rossonerët’ sezonin e ardhshëm.
Në anën tjetër gjiganti italian ka kompletuar gjithashtu transferimin e talentin Chaka Traore nga Parma.

Traore tashmë ka kryer testet mjekësore me ekipin e ri dhe akordi mes dy klubeve është arritur.