Eriksen duket se do ta vesh fanellën e Real Madridit.
Pavarësisht goditjeve të bujshme në këto të ditë të nxehta qershori, Reali i Madridit nuk e ka mbyllur merkaton e kësaj vere. Sipas “Marca” Los Blancos janë në ndjekje të një profili të ri për skuadrën e sezonit të ri.
Duke iu referuar këtyre burimeve, emri më i lakuar në shtëpinë e spanjollëve është ai i Christian Eriksen, i cili shihet si pasuesi i Luka Modric.
Madje, refuzimi i danezit për të rinovuar kontratën që skadon në vitin 2020 i ka detyruar “gjelat” që të mundohen për ta larguar Eriksen, duke ia vetëofruar Realit të Madridit, për një shifër prej 70 milionë euro. Një shifër e lartë kjo, por shumë larg nga 150 milionë euro të kërkuara një vit më parë.