
Pogba, vetëm lojtari i 7-të që regjistron katër asistime në një ndeshje të Premier Ligës.
Manchester United e nisën në mënyrën e përkryer sezonin e ri të Premier Ligës, duke triumfuar 5-1 ndaj skuadrës së Leeds gjatë ditës së djeshme.
Më meritorët në këtë triumf të tyre, ishin Bruno Fernandes i cili realizoi tre gola, dhe Paul Pogba i cili regjistroi plot katër asistime.
Me katër asistimet e bëra, francezi tashmë ka hyrë në listën e rekordmenëve të Premier Ligës, shkruan lajmi.net.
Pogba është bërë lojtari i 7-të në histori të ligës Premierë që regjistron katër asistime brenda një ndeshjeje në kompeticion.
Lojtarët paraprak që e kishin bërë këtë ishin, Dennis Bergkamp, Jose Antonio Reyes, Cesc Fabregas, Emmanuel Adebayor, Santi Cazorla dhe Harry Kane.