Publikohet tabela ditore, nuk ndryshojnë çmimet e derivateve.
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka publikuar limitin për çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme.
Siç njofton ministria, çmimi maksimal i lejuar për secilin produkt të naftës është si në vijim.
Çmimi për dizel është 1.60, benzina 1.33 dhe gasi 0.75.
Nga tabela krahasuar me ditën paraprake shihet se çmimi i naftës ka mbetur i njëjtë, po ashtu edhe ai i benzinës.