Nuk ngopej me gola ndaj Realit, e habitshme çka iu thoshte Pique shokëve të tij

09:34 | 21 Mars 2022

Barcelona mposhti Real Madridin mbrëmë.

Gerard Pique e ka shijuar në maksimum fitoren ndaj Real Madridit në “El Clasico” mbrëmë.

Katalunasit fituan me rezultat 4:0 në Santiago Bernabeu dhe e shijuan kështu një natë magjike pasi e dominuan totalisht kundërshtarin, shkruan “Gazeta Express”.

Por, kapiteni i Barçës nuk është ngopur kurrë në ndeshjen e mbrëmshme.

Derisa vizitorët ishin duke fituar 2:0, kamerat e “Movistar+” e kanë kapur Piquen duke iu bërtitur shokëve të skuadrës për të dhënë edhe më shumë dhe për të shënuar ende gola: më shumë, më shumë, më shumë”.

Pra, mbrojtësi “Azulgrana” kërkonte më shumë gola dhe në fund doli nga fusha me dy gola më shumë të shënuar, pra me katër në total, shkruan “Gazeta Express”.

E me të përfunduar takimi, Pique është treguar shumë i shpejt duke e bërë postimin më të shpejt ndonjëherë në rrjetet sociale.

“Ne jemi kthyer”, ka shkruar përfaqësuesi spanjoll vetëm pak sekonda pas përfundimit të lojës.

Komento: