Nuk nis me kohë seanca për votimin e Qeverisë Kurti

11:31 | 03 Shkurt 2020

Seanca për votimin e Qeverisë Kurti nuk nis me kohë.

Në ora 11:00 ishte paraparë që të fillonte seanca ku do të bëhet votimi i qeverisë së re.

Deri më tani nuk është bërë e ditur se pse nuk ka filluar seanca me kohë, veçse Albin Kurti, lideri i LV-së momentalisht është në takim me pakicat.

Në sallë kanë hyrë disa prej deputetëve të grupit parlamentar të LDK-së, ndërsa është parë edhe Agim Veliu që është bërë e ditur se do të votohet për Ministër të Punëve të Brendshme.

Komento: